“Nëse një femër është e lirë ta zbulojë trupin e saj, atëherë përse nuk duhet të jetë e lirë
edhe ta mbulojë atë?!”, shkruan Sidrit Bejleri në një postim në Instagram.
Ndërkohë që vendet më të zhvilluara të Europës, që të drejtat e njeriut i kanë parim themelor, po vendosin policinë nëpër plazhe për të detyryar gratë e mbuluara të zhvishen, atëherë çështja merr të tjera përmasa dhe pyetja e Sidritit ndoshta ha më shumë diskutim. Sidriti shkruan përherë në prolin
e tij statuse që të bëjnë të ndalesh gjatë. Ky i fundit, në mbështetje të nismës së WHDA me sloganin “Jo diskriminimit ndaj vajzave dhe grave të mbuluara” përveçse shumë delikat, rrezikon edhe të të përhumbë në një diskutim pa krye që edhe botën po e trazon.
Një diskutim ky që do ta mbështesnin ata që mendojnë se një grua duhet të mbulohet
dhe do ta kundërshtonin shumë fort ata që mendojnë të kundërtën. A është vallë çështja
kaq e thjeshtë si një e drejtë e një gruaje që mund të bëjë ç`të dojë me trupin e
vet?/K.S/Tiranapost.