Konfirmohet zyrtarisht posti i ri i Ledri Vulës/ Ja çfarë tha reperi në fjalimin e tij të parë (FOTO) - AlpeGossip
Konfirmohet zyrtarisht posti i ri i Ledri Vulës/ Ja çfarë tha reperi në fjalimin e tij të parë (FOTO)

Konfirmohet zyrtarisht posti i ri i Ledri Vulës/ Ja çfarë tha reperi në fjalimin e tij të parë (FOTO)

Gjatë ditës së sotme në të gjitha mediat u raportua lajmi se reperi Ledri Vula tashmë do të fillonte një punë të re. Reperin shqiptar tani do ta shohim në postin e nënkryetarit të Klubit të Basketbollit “Z-mobile Prishtina”.

Dhe vetëm pak më parë ky lajm u konfirmua në një konferencë për media nga presidenti i “KB Prishtina”, Blerand Stavileci.

‘Me propozimin tim dhe vendimin e bordit të klubit të basketbollit ‘Z Mobile Prishtina’, nga ky moment Vula do të ushtrojë detyrën e nënkryetarit të klubit”- tha Stavileci në konferencë.

Gjithashtu reperi mbajti fjalimin e tij të parë si nënkryetar duke thënë: “Nga momenti që jemi takuar dhe më kanë treguar për planet në të ardhmen e basketbollit, unë kam qënë e do të jem pjesë e planeve me 110 %. Unë do të jem pranishëm dhe do të investoj me aq sa di, në të ardhmen e basketbollit”.