TË GJITHË MEZI PO E PRESIN/ Ja ku do të jepet emisioni i Borës, Donaldit dhe Romeos – AlpeGossip
TË GJITHË MEZI PO E PRESIN/ Ja ku do të jepet emisioni i Borës, Donaldit dhe Romeos

TË GJITHË MEZI PO E PRESIN/ Ja ku do të jepet emisioni i Borës, Donaldit dhe Romeos

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur Bora Zemani do të sillte një emision të ri me binjakët e ‘Al Pazar’. Ajo publikoi një foto me Romeon dhe Donaldin dhe pranë saj kishte shkruar ‘3-shat’, duke lënë të kuptohet se diçka po përgatiste me ta

Por ndonëse u mundua që ta mbante të fshehtë lajmi, Bora në një postim në ‘Instagram’ muaj më parë zbuloi se shumë shpejt do ta shikojmë në televizion.

“Nuk po publikoj më nga përgjigjet tuaja se janë pafund. Projekti i radhës ka lidhje me TV. Shumë shpejt do vijë me një format të ri, shuuuumë të veçantë e të bukur. Mezi po pres… shihemi së shpejti.”, shkruante Bora.

Ndërkohë, moderatorja së bashku me aktorët ditët e fundit është parë në ambientet e ‘Tring’. Ata kanë publikuar vazhdimisht foto nga atje dhe vetëm pak minuta më parë ka qenë vetë Romeo që ka postuar një foto ku shihet me Borën. Ka mjaftuar kjo që të gjithë fansat të aludojnë se treshja e njohur do ta transmetojë emisionin në ‘Tring’.