RENATO MEKOLLI E THOTË PUBLIKISHT/ PO, është në një lidhje me vajzën misterioze – AlpeGossip
RENATO MEKOLLI E THOTË PUBLIKISHT/ PO, është në një lidhje me vajzën misterioze

RENATO MEKOLLI E THOTË PUBLIKISHT/ PO, është në një lidhje me vajzën misterioze

Renato Mekolli ishte këtë të mërkurë i ftuar në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu. Shefi i kuzhinës ka folur rreth sezonit të ri të ‘Hell’s kitchen’, rreptësinë e tij e shumë të tjera. Po ashtu ai ka zbuluar dhe detaje nga jeta e tij private.

Renato ka pranuar publikisht se është në një lidhje. Për ta bërë publike dhe për ta prezantuar vajzën që i ka marrë zemrën para të gjithëve, kuzhinierit i duhet një vit i tërë. “Deri kur do e mbash të fshehur?”, e ka pyetur Jonida. “Deri kur të bëjmë intervistën tjetër, por që do vonohet”, u përgjigj ai. Më pas shtoji se intervista do të vonojë, ajo do të zhvillohet pas një viti.

Për të zbuluar më shumë rreth vajzës misterioze, Jonida e ka pyetur nëse ajo ka lidhje me kuzhinën. Por Renato e ka mohuar. “Jo, s’ka lidhje me kuzhinën”, është shprehur ai.