“SFIDA E GATIMIT”/Alfio dhe Indriti zbulojnë detaje rreth emisionit (VIDEO) – AlpeGossip
“SFIDA E GATIMIT”/Alfio dhe Indriti zbulojnë detaje rreth emisionit (VIDEO)

“SFIDA E GATIMIT”/Alfio dhe Indriti zbulojnë detaje rreth emisionit (VIDEO)

Gjatë muajve të nxehtë, ata të dy ishin në kërkim të recetave tradicionale të çdo qyteti të Shqipërisë. Përmes emisionit “Bukë, kripë dhe zemër”, shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela promovuan edhe turizmin e vendit tonë.

Por dy shefat duket se janë gati edhe për aventurën e re në Tv Klan me emisionin e titulluar “Sfida e gatimit”.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” shefat zbuluan detaje rreth emisionit dhe treguan se pritet të nisë më datë 1 Nëntor.

“Emisioni do të nisë më datë 1 Nëntor. Sfida do të zgjasë 30 minuta, jo më shumë. Ne jemi gati, na mungon vetëm të përfundojmë studion”, tha Alfio.

Ndërkohë Indriti zbuloi se në këtë emision mund të aplikojnë të gjitha moshat, çifte apo edhe motër e vëlla me qëllim që të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Mund të aplikojnë të gjitha moshat për t’u bërë pjesë e emisionit. Kanë aplikuar shumë persona, por ne presim edhe çifte, vëllanë me motrën apo dy binjakë që t’i fusim në sfidë me njëri-tjetrin. Kjo do jetë “Sfida e gatimit”, tha Indrit.