Aktori i njohur ndan lajmin e bukur me fansat e tij: Faleminderit Zot për këtë bekim… (FOTO) – AlpeGossip
Aktori i njohur ndan lajmin e bukur me fansat e tij: Faleminderit Zot për këtë bekim… (FOTO)

Aktori i njohur ndan lajmin e bukur me fansat e tij: Faleminderit Zot për këtë bekim… (FOTO)

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur të spektaklit të humorit “Apartamenti 2XL”. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video si nga jeta e tij profesionale ashtu edhe ajo private.

Ditën e sotme aktori ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm shumë të bukur. Visjani dhe e fejuara e tij, aktorja Jona Xhelilaj, do bëhen prindër për herë të parë.

Ukcenaj ka publikuar një foto të ëmbël, ku shfaqet së bashku me partneren e tij, të veshur me bluza që zbulojnë se ai do bëhet baba dhe ajo mami.

“Vepra me e mrekullueshme e jeteve tona ky engell qe po vjen si diell per te ndritur ne perjetesi historine tone te dashurise . Faleminderit o Zot per kete Bekim”, shkruan aktori bashkëngjitur me foton.