Pas u bë e njohur si velinë në “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthjella komentohet gjerësisht në rrjete sociale për shkak të fotove provokuese që ndan me miqtë e saj.
Shpeshherë fansat e kritkojnë për fotot ku shihet tërësish e zbuluar dhe Kejvina më në fund ka vendosur t’ua plotësojë dëshirën e është shfaqur e veshur me një bluzë blu me mëngë të gjata e cila kombinohet mjaft mirë me sytë e saj. Por ajo që tërheq vëmendje është se fansat sërish nuk gjejnë “qetësi” e njëri prej tyre i shkruan:
“S’janë mësuar të të shohin të veshur”, i shkruan ai ku mesa duket e ka për mungesën e komenteve të shumta apo likeve që Kejvina merr kur shfaqet e zbuluar.