Përcjellin të vdekurin me kërcimtare erotike, kjo traditë në funerale po “çmend” rrjetin – AlpeGossip
Përcjellin të vdekurin me kërcimtare erotike, kjo traditë në funerale po “çmend” rrjetin

Përcjellin të vdekurin me kërcimtare erotike, kjo traditë në funerale po “çmend” rrjetin

Sa absurde po aq dhe perverse është cilësuar një traditë në Kinë, ku punësohen vajza të reja striptiste për të përcjellë të vdekurin për në banesën e fundit.
Kjo traditë e vendosur që prej vitit 1990 nga Tajvani në Kinë po mundohet të hiqet nga autoritetet vendase, të cilët e cilësojnë të turpshëm këtë ritual dhe aspak të këndshëm.

Familjet shpresojnë se performanca erotike mund t’i bëjë funeralet të duken “të suksesshme”.

Këto shfaqje erotike zbatohen më tepër në fshatrat rurale. Ky fenomen i pasjellshëm, pornografik dhe vulgar siç e cilësojnë shumë persona është përpjekur që të ndalet por prej një dekate autoritetet nuk kanë mundur.

Shfaqjet përdoret në katër provincat në Kinë, Henan, Anhui, Jiangsu dhe Hebei.

Sipas gazetës kineze Global Times, Kina ka pasur traditën e vajtimeve zbavitëse në funerale për më shumë se 100 vjet.

Çmimi për një shfaqje të tillë me balerina striptiste që zhvishen duke dhënë një shfaqje erotike edhe përpara fëmijëve është rreth 2.000 juan ose 225 paund. Trupa e balerinave mund të kryejë 20 deri në 30 shfaqje në muaj.