Majk publikoi këngën e re ditën e djeshme dhe surprizat e para nuk i mori vetëm nga fansat, por edhe nga ish-partnerja dhe Roani. Një video e vogëlushit teksa këndonte “Sytë mu kanë qorru me t’pa” krah së ëmës është ajo çka tërhoqi vëmendjen e të gjithë rrjetit pasi reperi e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.
Ky projekt i ri i Majk duket se është pritur shumë mirë nga publiku, pasi në një kohë kaq të shkurtër arriti plot 1 milion klikime. Dhe për milionin e parë, reperi ka publikuar një video të veçantë. Duke ndarë një moment nga filmi “Joker”, ku protagonisti shihet duke kërcyer – pikërisht një skene të tillë, Majk i ka bashkangjitur një pjesë të këngës së tij.
Një falenderim ky për të gjithë ata që e mbështesin, e që natyrisht reperi nuk mund t’i zhgënjente as këtë herë.