TË GJITHËVE JU KA NDODHUR/ Marrëdhënia e mamasë së Arbanës me meme-t e Instagramit do ju kujtojë mamin tuaj – AlpeGossip
TË GJITHËVE JU KA NDODHUR/ Marrëdhënia e mamasë së Arbanës me meme-t e Instagramit do ju kujtojë mamin tuaj

TË GJITHËVE JU KA NDODHUR/ Marrëdhënia e mamasë së Arbanës me meme-t e Instagramit do ju kujtojë mamin tuaj

Sa meme keni parë sot në internet? Sa meme i keni dërguar miqve në rrjet? Sa meme…

Epo, duhet ta pranojmë: një nga ‘shpikjet’ më të bukura të internetit janë meme-t. Vetëm se, kjo nuk vlen për të gjithë. E dimë, tani po mendoni për prindërit. Dhe Arbana Osmani gjeti mënyrën më komike për të dhënë përshkrimin e saktë lidhur me një situatë të tillë. Ajo ka postuar një meme që përfaqëson (besojmë) çdo prind në planet.

“Kur i tregon prindit një meme: ‘e njeh këtë person’, ‘kush është ky njeri’, ‘ti e bëre këtë’, ‘çfarë kuptimi ka kjo’”, të gjitha këto situata, Arbanës i kanë kujtuar dikë. “Mami im”, ka shkruar moderatorja, duke na sjellë ndër mend sa herë jemi gjendur përballë situatave si kjo. Eh, të paktën kjo është disi më lehtësuese se sfida: “Princi i Afrikës do të na dhurojë para, po i dërgoj menjëherë numrin e llogarisë bankare…” (Ju kujtohet?)