NJË TJETËR EMËR I NJOHUR/ Jurisë së emisionit “Top Talent” sapo iu shtua edhe kjo këngëtare shqiptare – AlpeGossip
NJË TJETËR EMËR I NJOHUR/ Jurisë së emisionit “Top Talent” sapo iu shtua edhe kjo këngëtare shqiptare

NJË TJETËR EMËR I NJOHUR/ Jurisë së emisionit “Top Talent” sapo iu shtua edhe kjo këngëtare shqiptare

Që prej 24 janarit, “Top Channel” nisi transmetimin e sezonit të tretë të emisionit kushtuar talenteve të reja.

“Top Talent” erdhi këtë vit me ndryshime të mëdha, duke nisur që nga prezantuesja e emisionit, ashtu edhe juria.

Këtë sezon, prezantuese e emisionit është moderatorja Ori Nebiaj, ndërsa pjesëtarë të jurisë janë Anita Haradinaj, Jonida Vokshi, Olti Curri dhe Hervin Culi.

Mirëpo së fudndmi, jurisë i është shtuar edhe një tjetër emër, këngëtarja e njohur Soni Malaj.

Vetë Soni e dha këtë lajm në llogarinë e saj në Instagram, ku u shpreh mirënjohëse ndaj ftesës për të qenë në juri.

Te premten ora 21:00, talent show me i ndjekur “Top Talent”.Ju ftoj te me ndiqni ne nje nate emocionesh te medha dhe talentesh te mrekullueshem.Faleminderit @ledjaliku per ftesen dhe @ilda_lumani ,ishte shume bukur te jesh edhe njehere pjese e nje jurie 😀”- ishin fjalët e Sonit në postim.