LEKU SHESHIT/ Ermali surprizon Arianën me makinën super luksoze – AlpeGossip
LEKU SHESHIT/ Ermali surprizon Arianën me makinën super luksoze

LEKU SHESHIT/ Ermali surprizon Arianën me makinën super luksoze

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar e më të dashur për publikun shqiptar. Ato janë shumë aktivë në rrjete sociale dhe sot, përmes një postimi Ermali ka treguar surprizën që i ka bërë të shoqes.

Ai ka blerë për Arianën një makinë super luksoze të tipit ‘Range Rover’. Këngëtari ka publikuar një video në instastory krahas së cilës shkruan: “E gëzofsh Ariana”.

Çifti njihet për blerjet e tyre të shtrenjta, për udhëtimet që kapin shifra marramendëse si dhe për zemrën e tyre të gjerë, pasi shpesh dhurojnë para për bamirësi.