Dikur linte orën e mësimit për të, Mariza Ikonomi tregon një simpati gjimnazi – AlpeGossip
Dikur linte orën e mësimit për të, Mariza Ikonomi tregon një simpati gjimnazi

Dikur linte orën e mësimit për të, Mariza Ikonomi tregon një simpati gjimnazi

Mariza Ikonomi ngacmohet vazhdimisht në intervista për historitë e dashurisë. Sigurisht, sepse ajo nuk flet asnjëherë për to, veç ndonjë rasti kur ka kaluar shumë kohë dhe mund t’i trajtojë me të qeshur, siç ka bërë me këtë histori nga koha e Liceut.

Mariza, e ftuar në Top Albania Radio, ka treguar që dikur ndodhte të linte dhe orët e para të mësimit vetëm për të parë djalin që simpatizonte, i cili ishte nxënës në një shkollë tjetër të mesme.

Edhe ai kishte të njëjtën dëshirë për të parë Marizën. Ishte një simpati e ndërsjellë dhe pse e konsumuar vetëm me shikime.

“Kjo ka qenë një nga ato dashuriçkat kur kënaqeshe me një shikim dhe kjo ka ndodhur kur ishim të dy vonë për në shkollë dhe u përplasëm të dy në rrugë.”

Megjithatë mbeten kujtime të bukura!