“TË KAM DASHUR SHUMË”/ Këngëtarja shqiptare rrënqeth me fjalët për reperin grek që u nda nga jeta – AlpeGossip
“TË KAM DASHUR SHUMË”/ Këngëtarja shqiptare rrënqeth me fjalët për reperin grek që u nda nga jeta

“TË KAM DASHUR SHUMË”/ Këngëtarja shqiptare rrënqeth me fjalët për reperin grek që u nda nga jeta

Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke, ndërroi jetë pak ditë më parë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë. Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos. Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.

Para se të ndërronte jetë në aksidentin tragjik, reperi po performonte së bashku me këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira, e cila gjatë kësaj kohe ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të saj.

Ditën e djeshme qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit në ceremoninë mortore në Paleo Faliro, ku ishte e pranishme dhe këngëtarja shqiptare.

Pasi i dha lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë me të cilin performoi në dasmën e mikut të përbashkët, përpara se të ndodhte aksidenti tragjik, Eleni bëri një postim prekës në Instagram.

“Ta dish që në këtë jetë të kanë dashur shumë! Një udhëtim të mbarë miku im … “, shkroi ajo krahas një fotografie bardhë e zi në të cilën ka pozuar pranë Mad Clip.