“ME KOHËN VIN GJITHÇKA…”/ Mozzik tregon pse në jetën e tij s’mund të ketë një ‘madam’ të dytë, të paktën për momentin (VIDEO) – AlpeGossip
“ME KOHËN VIN GJITHÇKA…”/ Mozzik tregon pse në jetën e tij s’mund të ketë një ‘madam’ të dytë, të paktën për momentin (VIDEO)

“ME KOHËN VIN GJITHÇKA…”/ Mozzik tregon pse në jetën e tij s’mund të ketë një ‘madam’ të dytë, të paktën për momentin (VIDEO)

Mozzik dhe Loredana vijojnë të përfliten ende, ndonëse prej kohësh i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ata janë bekuar me një vajzë, Hana, që duket si pika që vijon ende t’i bashkojë teksa të dy kanë rrëfyer raportin e mrekullueshëm që kanë me të bijën.

E teksa Loredana përflitet se është në një lidhje me Zunën nuk dimë se ç’bëhet me jetën personale të Mozzik.

Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në “Sonte” në T7, ku ka folur rreth jetës profesionale dhe personale e ndër të tjera u pyet nëse do ketë një ‘madam’ të dytë në jetën e tij.

I ngacmuar nga gazetarja që i tha se është në ‘lupën’ e shumë vajzave Mozzik tha me nota humori se në fakt vajzat nuk i afrohen se kanë ‘frikë’ pas ndarjes së tij nga Loredana.

Një herë jo. Nuk jam as i fokusuar. Por, s’jam kundër jeta vazhdon. Vajzat po tuten, po thon ky thmi, po len thmi gjithkë.. jo se po bëj hajgare. Nuk jam i fokusuar tani, por më vonë po. Me kohën vin gjithçka.

Aktualisht ai po shijon super suksesin e 3 këngëve të sjella së fundmi, “Madonna”, “PP” në bashkëpunim me Kidën, dhe “Baby”, duke thyer goxha rekorde.

Po ashtu, Mozzik do sjellë edhe një bashkëpunim tjetër me Kidën të titulluar “Kërkun” dhe mesa kemi dëgjuar do jetë pa videoklip, teksa më 31 korrik publikohet albumi i plotë MozzArt.