“NUK DËSHIRON DHE E RESPEKTOJ”/ Neda Balluku: Rrjetet sociale më ndanë nga bashkëshorti – AlpeGossip
“NUK DËSHIRON DHE E RESPEKTOJ”/ Neda Balluku: Rrjetet sociale më ndanë nga bashkëshorti

“NUK DËSHIRON DHE E RESPEKTOJ”/ Neda Balluku: Rrjetet sociale më ndanë nga bashkëshorti

Opinionistja e “Për’puthen”, Neda Balluku, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli në lidhje me mesazhet dhe komentet negative që merr në rrjetet sociale.

Neda tregoi se bashkëshortit të saj nuk i pëlqen të dalë në rrjetet sociale dhe ajo e ka respektuar këtë vendim të tij.

Ajo shtoi se ndjekësit i komentonin se ‘jeni ndarë’, pasi nuk postonte foto me të në profilin e “Instagram”-it

“Dy gjëra më kanë bërë përshtypje. Bashkëshorti im nuk është person që ka shumë qejf të dalë në rrjetet sociale, është zgjedhja e tij. Nuk dëshiron dhe e respektoj.

Me këtë punën e shtatzënisë dhe me faktin që kam lindur, edhe diçka ja rrëmbej dhe nuk më thotë ndonjë gjë të madhe se nuk do të më prishë qejfin.

Po kur nuk e bëja, kisha dy komente kryesore: ‘Jeni ndarë ju se nuk ka mundësi’ dhe ‘nuk e nxjerr burrin’. Janë fantastikë dhe do të kenë gjithmonë diçka për të thënë”, tha opinionistja e emisionit të dashurisë.