“KËMBËT E GJATA…”/ Arbana dhe Lori na prezantojnë me konkurrenten e parë të Big Brother VIP – AlpeGossip
“KËMBËT E GJATA…”/ Arbana dhe Lori na prezantojnë me konkurrenten e parë të Big Brother VIP

“KËMBËT E GJATA…”/ Arbana dhe Lori na prezantojnë me konkurrenten e parë të Big Brother VIP

Shtëpia e “Big Brother VIP” është gati dhe ka mbetur zbulimi i konkurrentëve, për të cilët publiku është kaq kurioz. Dhe ja ku sot Arbana dhe Lori kanë bërë disa postime ku tregojnë se faqja zyrtare e spektaklit do e zbulojë sot konkurrentin e parë.

Nga postimi në Instastory vihet re se e para do të jetë një konkurrente femë.

“Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti”, shkruhet në postim.

Arbana Osmani tregon se emri i konkurrentit të parë i “BB VIP” do të zbulohet në një postim që do të qëndroj aktiv vetëm 1 orë.

“Big Brother” rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e “Top Channel”, ndërsa banorët VIP thuhet se do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.