David dhe Victoria Beckham dhurojnë për bamirësi veshjet e dasmës mbretëroren (FOTO) – AlpeGossip
David dhe Victoria Beckham dhurojnë për bamirësi veshjet e dasmës mbretëroren (FOTO)

David dhe Victoria Beckham dhurojnë për bamirësi veshjet e dasmës mbretëroren (FOTO)

David dhe Victoria Beckham janë duke dhuruar veshjet e tyre mbretërore të dasmës për të mbledhur para për viktimat e sulmit terrorist të Mançesterit.

22 persona vdiqën vitin e kaluar sulmi.

Lajmi është konfirmuar nga çifti i famshëm me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Për të mbështetur punën e pabesueshme të Fondit Emergjent “We Love Manchester” dhe familjeve të prekura nga sulmi i Manchesterit vitin e kaluar, David Beckham po ju japim mundësinë që të bëni tuajat veshjet tona të dasmës,”-shkruan stilistja.

David dhe Victoria ishin të ftuar në dasmën e Dukës Harry dhe dukeshës së Sussex, Meghan Markle.

Ish-futbollisti mbante veshur një kostum të Dior me inicialet e tij ndërsa Victoria u shfaq me një fustan ngjyrë blu të errët nga koleksioni i saj në ceremoni.

Fansat tani do të kenë mundësi që të bëjnë të tyren veshjen e dy të ftuarve më të famshëm të dasmës.

Çmimi fillon nga 18 paund në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi për të fituar veshjet.