Modelja Trejsi Sejdini ishte e ftuar sonte në emisionin ‘Procesi Sportiv’, në Top Channel.
Ajo zgjodhi për të kërcyer, ish arbitrin, tashmë moviolist në emision, Lorenc Jeminin, ndërsa këtë vendim e shpjegoi me ngjyrën e kuqe të kollares.
“Jemini ka vënë kollare të kuqe dhe është një shprehje, që ‘e kuqja tërbon edhe demin’, ndaj zgjodha atë”, tha me humor 17-vjeçarja.
Trejsi u bë e famshme në një video të publikuar rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke goditur një djalë.
Vetëm pak ditë më parë në emisionin ‘Top Show’, 17-vjeçarja tregoi se ishte penduar për atë që kishte bërë dhe se i kishte kërkuar falje djalit që godiste.