BRENDA BOTËS SË PËRRALLAVE/ Ditëlindje si kjo e vajzës së Eminës çdo fëmijë do donte – AlpeGossip
BRENDA BOTËS SË PËRRALLAVE/ Ditëlindje si kjo e vajzës së Eminës çdo fëmijë do donte

BRENDA BOTËS SË PËRRALLAVE/ Ditëlindje si kjo e vajzës së Eminës çdo fëmijë do donte

Pak ditë më parë vajza e modeles shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar ditëlindjen. Megjithatë Emina kishte zgjedhur që festimet për ditën e saj të lindjes t’i bënte ditën e djeshme. Modelja ka publikuar së fundi pamjet nga ditëlindja madhështore e Ellas dhe kushdo që i ka parë është futur në botën e përrallave së bashku me vogëlushen.

Nga videot dhe fotot e publikuara, bie në sy që vogëlushja kishte zgjedhur që në ditëlindjen e saj të 3-të të shndërrohej në Hirushe dhe kishte veshur  fustanin e saj. Po ashtu nuk ka munguar edhe Pallati i princeshës, Princi i kaltër dhe zana e Hirushes.

Siç shihet Ella është shumë e lumtur dhe shfaqet gjatë gjithë kohës e buzëqeshur, teksa po shijon në maksimum festën e saj.