TË SUKSESSHME ME NJË ''STRATEGJI'' TË RE/ Çfarë kanë të përbashkët këngët ''Bye Bye'' dhe ''Hala''? - AlpeGossip
TË SUKSESSHME ME NJË ”STRATEGJI” TË RE/ Çfarë kanë të përbashkët këngët ”Bye Bye” dhe ”Hala”?

TË SUKSESSHME ME NJË ”STRATEGJI” TË RE/ Çfarë kanë të përbashkët këngët ”Bye Bye” dhe ”Hala”?

Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë projekte muzikore të reja të cilat le ta themi, pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar të suksesshme. Dy nga këngët të cilat kanë bërë ”boom” që në momentin që kanë dalë janë ”Bye Bye” e Taynës dhe Dafinës dhe ”Hala” , bashkëpunimi mes Capital T dhe Majk.

Të dyja këngë janë shumë të pëlqyera dhe të dëgjuara nga publiku por jo vetëm kaq. Kjo nuk është e përbashkëta e tyre e vetme. Nëse se keni vënë re, atëherë po ua themi ne. Detaji i përbashkët i dy bashkëpunimeve është mënyra se si janë ndërtuar këngët. Secila nga këto këngë është e ndërtuar me dy pjesë.

Pra nëse i dëgjoni me kujdes, mund të dalloni se në pjesën e dytë, duket sikur fillojnë këngë të reja. Ndoshta kjo është një ”strategji” e artistëve tanë se si ta bëjnë këngën më tërheqëse dhe të pëlqyeshme.

Çfarëdo gjëje që të jetë ne mund të themi vetëm se ka rezultuar e suksesshme! /AlpeGossip.al

Majk dhe Capital T/ Mund ta dalloni fillimin e pjesës së dytë në minutin 2:40

Tayna dhe Defina Zeqiri/ Mund ta dalloni fillimin e pjesës së dytë në minutin 2:30