“JE ARSYEJA E LUMTURISË TIME”/ Besnik Qaka i uron ditëlindjen e parë vajzës me fjalët më të ëmbla – AlpeGossip
“JE ARSYEJA E LUMTURISË TIME”/ Besnik Qaka i uron ditëlindjen e parë vajzës me fjalët më të ëmbla

“JE ARSYEJA E LUMTURISË TIME”/ Besnik Qaka i uron ditëlindjen e parë vajzës me fjalët më të ëmbla

Besnik Qaka dhe partnerja e tij Lolita Begolli, i dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore dhe pak kohë më vonë u bënë prindër për herë të parë. Vajza e tij, Una, sot mbush 1 vjeç, kështu që Besniku bashkë me bashkëshorten vendosën që të organizonte një festë madhështore dhe sigurisht, nuk mund të mungonte një dedikim nga ana e tij në ‘Instagram’.

“Shpresoj që të gjitha dëshirat e tua të të plotësohen. Të uroj që të gjitha dëshirat e tua të bëhen realitet.

Të dëshiroj çdo të mirë në jetë. Mos harro, sot është dita jote, qeshu dhe kalo sa më mirë të jetë e mundshme në këtë ditë speciale për ty. Mos harro që ti je njëra ndër arsyet e lumturisë time. Shumë urimë për ty, Una 1. Urime, urime. Faleminderit”, ka shkruar Besniku në një postim ku duket i lumtur krah familjes së tij.

Besniku është shumë aktiv në rrjete sociale dhe publikon shpesh herë foto apo video nga momentet që kalon me familjen.