Gigi dhe Bella Hadid janë motrat e famshme të botës së modelimit.
Ato janë shfaqur së bashku edhe në sfilatën “Brandon Maxwell’s Fall/Winter 2018” në javën e modës në New York.
Gigi, 22 vjeçare dhe Bella, 21 vjeçare janë shfaqur me veshjet e këtij koleksioni, ku dukeshin elegante dhe të bukura.
Bella shihej me pallton e gjatë ngjyrë hiri, kurse Gigi me një fustan të gjerë nga tyli.