NGA “APARTAMENTI 2XL” NË “PORTOKALLI”/ Aktori i njohur: Gjëja më e mirë që kam bërë…(FOTO) – AlpeGossip
NGA “APARTAMENTI 2XL” NË “PORTOKALLI”/ Aktori i njohur: Gjëja më e mirë që kam bërë…(FOTO)

NGA “APARTAMENTI 2XL” NË “PORTOKALLI”/ Aktori i njohur: Gjëja më e mirë që kam bërë…(FOTO)

Aktori i njohur i ‘Portokalli’, Irgen Çela, si fillim u bë shumë i njohur në spektaklin e humorit ‘Apartamenti 2XL’. Megjithatë disa vite më vonë ai hoqi dorë dhe vendosi të bëhet pjesë e të dielave të ‘Portokalli’-së me disa skeçe të ndryshme. Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Irgeni e ka cilësuar kalimin tek ‘Portokalli’ si një nga gjërat më të mira për të.

Ai ka shtuar se spektakli i humorit në ‘Top Channel’ ka një forcë më të madhe, pa dashur të ofendojë ish-kolegët e tij. Gjatë emisionit, Irgeni ka folur edhe për jetën e tij jashtë skenës. Ai ka treguar se në përditshmëri është i ndrojtur, madje kur e ftojnë në ndonjë televizion është shumë i turpshëm. Ndërsa përsa i përket jetës private ai ka thënë se nuk i pëlqen ta ndajë me gjithë publikun, sidomos djalin e tij nuk preferon ta ekspozojë fare në rrjete sociale.