Këngëtarja e njohur merr vendimin e rëndësishëm,pasi i shpëtoi rrezikut nga mbidoza - AlpeGossip
Këngëtarja e njohur merr vendimin e rëndësishëm,pasi i shpëtoi rrezikut nga mbidoza

Këngëtarja e njohur merr vendimin e rëndësishëm,pasi i shpëtoi rrezikut nga mbidoza

Shtrimi i Demi Lovato në spital për shkak të mbidozës shqetësoi si familjarët dhe fansat e këngëtares. Fatmirësisht, gjendja e saj është stabilizuar dhe familja i është gjendur pranë në këto çaste të vështira. Mbështetje maksimale Demi ka pasur edhe nga fansat, të cilët i kanë shkruar mesazhe motivuese për të ecur përpara këngëtares.

Kjo ngjarje ndoshta e ka bërë këngëtaren të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e saj. Demi është gati të shërohet një herë e mirë nga varësia e saj nga droga. Kështu që, menjëherë pas daljes nga spitali, Demi do të shtrohet në një qendër rehabilitimi raporton Daily Mail duke cituar burime pranë këngëtares.

Ata janë shprehur se ajo është shumë e lumtur që është gjallë dhe falë mbështetjes së familjes do të marrë ndihmën që i duhet. Këngëtarja vuan prej vitesh nga varësia ndaj drogës. Edhe disa vite më parë Demi kishte hequr dorë nga varësia ndaj drogës por ajo iu rikthye sërish. Shpresojmë që këtë herë këngëtarja 25-vjecare të marrë vendimin për t’iu larguar përgjithmonë varësisë ndaj drogës.