“Uuu harrova…”, këngëtarja shqiptare harron detajin dhe tregon padashje fytyrën e të birit – AlpeGossip
“Uuu harrova…”, këngëtarja shqiptare harron detajin dhe tregon padashje fytyrën e të birit

“Uuu harrova…”, këngëtarja shqiptare harron detajin dhe tregon padashje fytyrën e të birit

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur shqiptare Blerina Braka është bërë nënë për herë të parë. Ajo është bërë nënë e një djali të cilin e ka quajtur Edeil dhe këtë e ka treguar përmes postimeve të saj në Instagram.

Mirëpo ajo nuk e ka treguar fytyrën e vogëlushit duke dashur ta mbajë larg syrit të publikut.

Megjithatë gjatë ditës së sotme teksa bënte një video live me miqtë e saj, këngëtarët Anxhela Peristeri dhe Aurel Thellimi ajo padashje ka treguar fytyrën e djalit, pasi i’a kërkuan miqtë e saj.

Ndërsa drejton kamerën nga vogëlushi që fle, Anxhela i drejtohet duke thënë: “Mos e nxirr shumë se e marrin mësysh”.

Uuu harrova që e shohin të gjithë… E shohin të gjithë këtë?” – u përgjigj Blerina duke qeshur.