MARTOHET PRINCESHA JAPONEZE AYAKO/ Heq dorë nga statusi mbretëror – AlpeGossip
MARTOHET PRINCESHA JAPONEZE AYAKO/ Heq dorë nga statusi mbretëror

MARTOHET PRINCESHA JAPONEZE AYAKO/ Heq dorë nga statusi mbretëror

Princesha japoneze Ayako është martuar sot në një ceremoni të mbushur plot me rituale në Meiji Shrine të Tokios.

Princesha dhe dhëndri Kei Moriya u shfaqën në lajmet kombëtare duke ecur ngadalë para mysafirëve në tempull mëngjesin e së hënës (29 tetor).

Ayako u martua me një person të zakonshëm, vendim që e detyron të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror.

28-vjeçarja do të marë një pagesë prej 1.3 milionë dollarë nga shteti pas martesës me Kei Moriya, një punonjës në firmën e madhe të anijeve Nippon Yusen.

Pagesa, e vendosur nga një këshill qeveritar më parë këtë muaj, bëhet për të siguruar që Princesha Ayako të ruajë nivelin e lartë të jetesës pas dorëzimit të statusit të saj mbretëror.

Pagesa u miratua në mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Shtëpisë Perandorake, i cili përbëhet nga tetë anëtarë duke përfshirë Kryeministrin Shinzo Abe.

Ceremonia u zhvillua në kompleksin e shenjtë dhe përfshiu shkëmbimin e unazave dhe një pije alkoolike japoneze

Dy ritualet janë të zakonshme në dasmat e stilit Shinto.

Princesha mbante një kimono të stilit të epokës Heian.

Të premten princesha, fëmija e tretë e princit Takamado dhe e bashkëshortes së tij Hisako, ka marrë pjesë në një ceremoni lamtumire të organizuar nga perandori Akiho dhe perandoresha Michiko dhe sipas traditës, ka shkëmbyer me to shkopinj dhe tasa prej sakeje.

Të martën çifti do të marrë pjesë në një banket që me shumë mundësi do të mbahet në New Otani Hotel të Tokio në prezencë të princit trashëgimtar Naruhito dhe të bashkëshortes së tij Masako Owada.

Princesha Ayako dhe  Moriya njoftuan planet e tyre të dasmës më parë këtë vit.

Ata u takuan me njëri-tjetrin për shkak se nënat e tyre ishin shumë shoqe dhe ranë në dashuri.

Babai i Princeshës Ayako, Princi Takamado vdiq në vitin 2002.