"DAL NË PYLL DHE KËNDOJ"/ Këngëtarja shqiptare çudit publikun me deklaratën - AlpeGossip
“DAL NË PYLL DHE KËNDOJ”/ Këngëtarja shqiptare çudit publikun me deklaratën

“DAL NË PYLL DHE KËNDOJ”/ Këngëtarja shqiptare çudit publikun me deklaratën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” kanë qenë të ftuar shumë artistë të vjetër si Zef Deda, Myfarete Laze, Rita dhe Juli Ndoci, të cilët treguan shumë të pathëna nga jeta e tyre dhe kënduan disa këngë për publiku shqiptar.

Dy të ftuarat speciale sipas moderatores, Jonida Shehu, ishin motrat e Federik Ndocit, këngëtaret Rita dhe Juli të cilat treguan për jetën në Gjermani dhe për eksperiencat e mëparshme në muzikë. Rita ndër të tjera ka zbuluar dhe një nga brengat e saj në muzikë, duartrokitjet e publikut të cilat i mungojnë shumë.

“Kur jam e lodhur dhe dua të shplodhem, dal në pyll dhe këndoj. Aty më dalin njerëzit dhe më duartrokasin. Më thonë: ‘Bravo’ dhe unë i them faleminderit. Për këtë më ka marrë shumë malli, për duartrokitjet e publikut”, tregoi këngëtarja duke habitur publikun.