U PËRFOLËN SE JANË NË NJË LIDHJE/ Reagon Mozzik: Janë të pavërteta, Tayna është shoqja ime më e mirë… – AlpeGossip
U PËRFOLËN SE JANË NË NJË LIDHJE/ Reagon Mozzik: Janë të pavërteta, Tayna është shoqja ime më e mirë…

U PËRFOLËN SE JANË NË NJË LIDHJE/ Reagon Mozzik: Janë të pavërteta, Tayna është shoqja ime më e mirë…

Mes Mozzik dhe Taynës nuk ka ndodhur asgjë dhe ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë.

Atëherë, për ata që nuk janë shumë të informuar rreth kësaj çështjeje, ja tabloja…

Thashethemet se raporti mes tyre është krisur!

Disa javë më parë në media u përfol për një krisje të marrëdhënies mes Mozzik dhe Taynës dhe shkak u bë fakti se reperja nuk e ndiqte më Mozzik në Instagram.

Dhe duke qenë se rrjetet sociale thonë shumë ditët e sotme, kjo shkaktoi hapësira për dyshime se gjërat mes tyre s’janë si më parë. (KLIKO)

Dyshimet e shtuan ditën e sotme

Futbollisti i njohur Shkodran Mustafi publikoi sot një video ku shfaqej duke dëgjuar këngën e Mozzik dhe Taynës.

Kjo video është shpërndarë më pas nga reperi, i cili ka vendosur flamurin shqiptar mbi emrin e tij dhe reperes, veprim ky i nënkuptuar si fshehje e emrit të autores së hitit “Qe qe”.

Mozzik mohon thashethemet!

Pasi lajmi mori dhenë, “iconstyle.al” kontaktoi me reperin e njohur, i cili e mohoi në mënyrë kategorike diçka të tillë.

Ai u shpreh:

Joo, janë të pavërteta, Tayna është shoqja ime më e mirë. Flamurin e kam vendosur pa vetëdije mbi emrin e saj dhe timin.

Tashmë të gjithë mund të qetësohemi dhe të kryqëzojmë gishtat për një tjetër bashkëpunim mes tyre.

Mozzik dhe Tayna kanë sjellë një super hit së bashku rreth 8 muaj më parë të titulluar “Edhe ti” dhe kimia mes tyre u prit shumë mirë nga fansat që iu dhuruan mbi 33 milionë klikime.