Dua Lipa është çdo herë e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, prandaj kjo gjë e bën të jetë shpesh larg më të dashurve të saj.
Së fundi, përmes një statusi në Instagram, këngëtarja i ka shkruar fjalë prekëse të dashurit të saj, Isaac Carew.
“Do të më mungosh për një kohë të gjatë. Shihemi së shpejti i dashur”, ka qenë mbishkrimi që ajo i la fotos.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, në duet me Andrea Bocellin.