ÇFARË PO NDODH? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (FOTO)

ÇFARË PO NDODH? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (FOTO)

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa kohesh është duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Teksa ndodhet në Korçë, ai herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo video nga shesh xhirimi.

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme pasi në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.

Çfarë po ndodh? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (FOTO)

Ndërkohë pak më herët fituesi i “Big Brother VIP 2” publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

Kujtojmë se krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.

Çfarë po ndodh? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (FOTO)

“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre, ndërsa momentalisht po Xhirohet në qytetin e Korçës.