“ÇFARË I KE KËNDUAR DJALIT?” Ronaldo ngacmon Nitën në telefon: Do fle me Shpatin… – AlpeGossip
“ÇFARË I KE KËNDUAR DJALIT?” Ronaldo ngacmon Nitën në telefon: Do fle me Shpatin…

“ÇFARË I KE KËNDUAR DJALIT?” Ronaldo ngacmon Nitën në telefon: Do fle me Shpatin…

Të dielën mbrëma ka nisur transmetimin “Kepi i VIP”-ave në Top Channel, ku menjëherë mori gjithë vëmendjen e publikut. Dy nga pjesëmarrësit janë edhe ish-banorët e “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka dhe Shpat Kërleshi.

Teksa po qëndronin në një resort në Turqi, ata kanë vendosur që të marrin në telefon Nita Latifin. Shkak u bë Shpati pasi e kishte përmendur herë pas here këngëtaren.

Biseda mes tyre:

Nita: A po më bëjnë sytë apo je ti Roni?

Ronaldo: Unë jam por shih këtë princin e kaltër këtu, ky tjetri

Nita: Shpati

Ronaldo: Shpirt, po ça i ke bërë këtij djali që i ka mbetur mendja te ti, që të gjitha femrat që sheh në Turqi thotë ‘kqyre more Nitën’

Shpati: Jo seriozisht se kur ishim duke fol për ushqim se donim të hanim bukë, njëra po luante piano aty dhe kur i thashë Ronit ‘kqyre se po më duket si Nita’, identik. Edhe u lidhën gjërat e tha po e thirrim Nitën direkt.

Ronaldo: Po ça i ke bërë këtij djali? Magjia që i ka ngelur mendja te ti akoma

Nita: E kam marrë te klipi

Ronaldo: Përveç kësaj, mos i kënduar moj? Ndonjë kanotiere, ndonjë palë çorape leshi, ku di unë ça i ke kënduar. Nita, Nita, Nita mëngjes, drekë, darkë

Nita: I kemi çuar do gota për dashurinë që na la

Ronaldo: Vazhdoni mashtroni. O Nita të them një lajm të bukur se nuk kam shumë kohë se do ikim të hamë bukë. Unë dhe Shpati do flemë bashkë sonte

Nita: Jam xheloze