FLORI THA SE NUK E MERITONIN ÇMIMIN “NEW ARTIST”/ Urban Band: Nuk bëmë pazar pikësh – AlpeGossip
FLORI THA SE NUK E MERITONIN ÇMIMIN “NEW ARTIST”/ Urban Band: Nuk bëmë pazar pikësh

FLORI THA SE NUK E MERITONIN ÇMIMIN “NEW ARTIST”/ Urban Band: Nuk bëmë pazar pikësh

Urban Band janë grupi të cilët u vlerësuan në festivalin “Kënga Magjike” me çmimin “New Artist”. Ky vlerësim i tyre ndezi shumë debat në rrjet mes artistëve dhe producenti Flori Mumajesi u shpreh se çmimin duhet ta fitonte Kras.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, djemtë e Urban Band thanë se pavarësisht kësaj do ta pranonin një bashkëpunim me Florin.

“Juria ka qenë mëse e vërtete për çmimet që ka dhënë. Te kjo pjesa e ka pas me ne apo jo, nuk e dinim. Ne sollëm në Festival një këngë që kishte ritëm”, thanë ata.

“Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim me Florin. Nuk kemi pse bëjmë ne armiqësi të kota. Ne jemi artistë të rinj, kemi karrierën përpara”.

Më tej, të pyetur nga moderatori Alban Musa, lidhur me pikët dhe vlerësimin në “Kënga Magjike”, ata e kanë konsideruar një pazar, që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë.

“Erdhën për të na kërkuar pikë, për të bërë pazar. Po të kishim bërë pazar do ishim ngritur cik më shumë se 20 finalistët vlerësoheshin me pagesë. Do fokusohemi te live këtë verë. Kemi 2-3 bulza dhe njërën do ta çojmë te festivali i RTSH. Do të konkurojmë atje”.