“Nuk është ‘trup’ me shku te psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je! Nuk është ‘turp’ me thonë NUK DUA! Dhe mu shpreh në qoftë se dikush t’ka keqpërdor”, ka shkruar ndër të tjerash Dafina.

Më pas ajo publikoi edhe dy statuse të tjera në të cilët ka përdorur të njëjtin hashtag (#Duro), duke lënë të kuptohet kështu se është duke përgatitur diçka të re për fansat, e që ka të bëjë me ndërgjegjësimin rreth shëndetit mendor.

  • foto galeri