“PËR AJROSJE NË BALLKON”/ Bora Zemani na tregon me këtë FOTO gjendjen në shtëpi pas infektimit me Covid-19 – AlpeGossip
“PËR AJROSJE NË BALLKON”/ Bora Zemani na tregon me këtë FOTO gjendjen në shtëpi pas infektimit me Covid-19

“PËR AJROSJE NË BALLKON”/ Bora Zemani na tregon me këtë FOTO gjendjen në shtëpi pas infektimit me Covid-19

Moderatorja Bora Zemani do të mungojë në drejtimin e emisionit “Për’puthen” deri në shërimin e saj nga virusi Covid-19.

Bora ka reaguar në rrjete sociale pasi lajmi i infektimit u bë publik. Ajo ka postuar në Instagram një foto të sajën, por ka treguar se është realizuar disa kohë më parë. Moderatorja është shprehur se është ruajtur shumë për gjithë këto muaj, por nuk i shpëtoi dot infektimit. Ajo ka treguar se është nën kujdesin e duhur dhe se ka nisur menjëherë të marrë ilaçe.

“Faleminderit per gjithe urimet tuaja! Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj! Shendeti mbi te gjitha! Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment. Po ua kursej kete!”, shkruante Bora.

 

Mirëpo, ajo e ka bërë “zemrën gur” dhe ka ndarë me ne një foto të vetes, live nga shtëpia teksa po lufton me koronën.

Moderatorja është shfaqur pa makeup dhe duket në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Në fakt, s’dimë pse Bora desh të na e kursente pamjen e saj, kur në fakt duket shumë e ëmbël si çdoherë, edhe kur është pa makeup.

“Për ajrosje në ballkon”- shkruan ajo krahas fotos.