“MOMENTI I SIKLETSHËM”/ Khloe Kardashian bën “twerk” për Tristan-in por ai e injoron (VIDEO) – AlpeGossip
“MOMENTI I SIKLETSHËM”/ Khloe Kardashian bën “twerk” për Tristan-in por ai e injoron (VIDEO)

“MOMENTI I SIKLETSHËM”/ Khloe Kardashian bën “twerk” për Tristan-in por ai e injoron (VIDEO)

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson e kaluan natën e ndërrimit të viteve bashkë në Cleveland, pavarësisht një viti të vështirë me ulje dhe ngritje.

Ndërsa të dy u shfaqën të lumtur bashkë duke shkëmbyer puthjen në mesnatë, një tjetër video u bë virale në rrjetet sociale një ditë më parë.

Dyshja po festonte në një klub nate, ndërsa basketbollisti nuk tregoi pikë interesi për partneren e tij.

34-vjeçarja po bënte “twerk”, kur vendosi që t’i jepte Tristan-it një puthje dhe vuri re që ai i kishte kthyer kurrizin.

Khloe i hodhi disa shikime me bisht të syrit, kur dalloi që ai po e injoronte. Ajo më pas e ktheu shikimin sërish nga kamera dhe rrotulloi sytë, ndërsa pëshpëriti: “Nuk e di”.

Nga ana tjetër Tristan as nuk e kishte për asnjë moment mendjen nga partnerja e tij. Por pavarësisht këtij çasti, çifti tregoi se kaloi një natë të këndshme.