I MARTUAR PREJ DY DEKADASH/ Enrique Iglesias habit të gjithë kur puth në buzë fansen në Las Vegas (VIDEO) – AlpeGossip
I MARTUAR PREJ DY DEKADASH/ Enrique Iglesias habit të gjithë kur puth në buzë fansen në Las Vegas (VIDEO)

I MARTUAR PREJ DY DEKADASH/ Enrique Iglesias habit të gjithë kur puth në buzë fansen në Las Vegas (VIDEO)

Enrique Iglesias habiti ndjekësit pasi shpërndau një video ku puthte një fanse në Las Vegas të premten në mbrëmje.

Enrique e kapi fansen nga beli dhe e lejoi që ajo të bënte disa selfie, por pak më vonë artisti guxoi duke e puthur vajzën.

Këtë moment ai e ndau me 17.1 milionë ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, duke shkruar se ngjarja ndodhi të premten në Las Vegas.

47-vjeçari është i martuar me 41-vjeçaren Anna Kournikova prej më shumë se dy dekadash.

Fansat komentuan të shqetësuar se videoja nuk do i pëlqente gruas së këngëtarit latin. “A nuk do të mërzitet gruaja jote?”; “Si e lejon Ana këtë”; O Zot, ai është i martuar”; “Jam i sigurt që gruaja jote nuk do të jetë e lumtur me këtë”, janë disa nga komentet.

Enrique u martua me Anna-n në vitin 2001 dhe çifti ka tre fëmijë: binjakët Nicholas dhe Lucy, , dhe vajzën dy vjeçe Mary.

Enrique së fundmi zbuloi se fëmijët e tij kanë parë videoklipin ku ai u takua me nënën e tyre Anna.

Artisti dhe ylli i tenisit u prezantuan ndërsa punonin në videoklipin e Escape të Enrique-s në vitin 2001.