PËR ÇFARË BËHET FJALË? Sërish probleme për Justin dhe Hailey Bieber – AlpeGossip
PËR ÇFARË BËHET FJALË? Sërish probleme për Justin dhe Hailey Bieber

PËR ÇFARË BËHET FJALË? Sërish probleme për Justin dhe Hailey Bieber

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, dhe bashkëshortja e tij Hailey po shijonin pushimet së bashku, kur policia u njoftua për një shkelës në rezidencën e tyre në Los Angeles të shtunën.

TMZ shkruan se siguria e shtëpisë luksoze të çiftit ‘ u thye’ nga dikush i paidentifikuar, i cili u gjet ‘duke u varur në mure’ përpara se të ikte nga policia në këmbë.

Ekipi i sigurisë së Justin e pa shkelësin, por kur iu afrua, ai u hodh mbi mur dhe u zhdukën në lagje.

“Policët u thirrën në shtëpinë e çiftit në Los Anxhelosit të shtunën e kaluar. Sigurimi i Justin tha se panë një djalë në oborrin e shtëpisë, duke u varur nga BBQ e çiftit. Ai u nis duke vrapuar, duke u hedhur mbi një nga muret dhe në lagje. Sigurimi bëri ndjekje, por djali u zhduk”, thanë burimet për ‘TMZ’

Lajmi vjen pasi Hailey dhe Justin festuan 4-vjetorin e martesës të martën që lamë pas.

Modelja, 25 vjeçe, tregoi se superylli i popit, 28 vjeç, ishte ‘dashuria e jetës së saj’ në një postim të ëmbël në Instagram.

“4 vjet e martuar me ty, njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë… dashuria e jetës sime. Faleminderit Zotit për ty,”- shkroi ajo duke shtuar një emoji me zemër të bardhë.