PRINTI LEOPARD/ Katër mënyra si ta veshësh nga niveli fillestar te ai ekspert – AlpeGossip
PRINTI LEOPARD/ Katër mënyra si ta veshësh nga niveli fillestar te ai ekspert

PRINTI LEOPARD/ Katër mënyra si ta veshësh nga niveli fillestar te ai ekspert

Të veshësh printin e leopardit është mjaft e vështirë, veçanërisht këtë sezon vjeshte që po vjen dhe që jemi ende nën efektin e ngjyrave të rrobave të verës.

Për të mos rrezikuar më shumë seç duhet, ne po ju japim disa këshilla atyre personave të fiksuar pas këtij printi, për ta veshur atë nga një nivel fillestar në atë të ekspertit.

Niveli i parë
Filloje së pari me një shall me print leopardi që lidhet rreth qafës. Shalli është një aksesor që mund të hiqet lehtësisht gjatë ditës, nëse ndihesh sikur nuk je gati.

Niveli i dytë

Hyr në lojë me një fund leopard, që mund ta kombinosh me një T-shirt dhe një xhaketë lëkure në ngjyrë të zezë, si dhe atletet e preferuara.

Niveli i avancuar
Ky nivel përfshin një pallto me print leopardi që mund të kombinohet me një palë këpucë në po të njëjtin print, që e bën veshjen “monochromatic”, pra të njëjtësuar.

 

Niveli i ekspertit
Nëse printi i zakonshëm i leopardit do t’ju duket për fëmijë, atëherë përdor atë me ngjyra, si ky kostum i Tom Ford, kuqezi.