“MU HAPËN SYTË”/ Rita Ora rrëfen për biseksualitetin dhe gjuhën shqipe (FOTO) – AlpeGossip
“MU HAPËN SYTË”/ Rita Ora rrëfen për biseksualitetin dhe  gjuhën shqipe (FOTO)

“MU HAPËN SYTË”/ Rita Ora rrëfen për biseksualitetin dhe gjuhën shqipe (FOTO)

Në prag të lançimit të albumit më të ri “Phoenix”, Rita Ora rrëfeu në një intervistë për revistën “Stylist” detaje për muzikën, biseksualitetin, gjuhën shqipe, prejardhjen nga Kosova dhe jo vetëm.

Në një vit, çfarë mësoi Rita Ora?

“Kam mësuar si të bie në paqe me ndjenjat e mia, si të flas për to dhe si të kërkoj ndihmë kur është nevoja. Mendoj se ky është një hap i madh për të gjithë. Mendoj se është kaq e rëndësishme që të mos kemi turp të kërkojmë ndihmë. M’u hapën sytë.”

Pse albumi quhen “Phoenix”?

“Doja të sillja një fillim të ri, prandaj edhe e quajta ‘Phoenix’. Dua të frymësoj gjithë njerëzit që të besojnë se ka përherë një fillim të ri.”

Shënim: nga mitologjia, phoenix-feniks; zog përrallor që kishte vetinë të digjej dhe të ringjallej sërish nga hiri i tij.

Po, grimi është kaq perfekt. Për ta mësuar si bëhet, linku ndodhet në fund të artikullit
Kënga “Girls” pati shumë reagime të ashpra në lidhje me biseksualitetin. Pra, çfarë mendon ajo?

“Ishte një temë shumë e ndjeshme për mua; ishte historia ime dhe e dija që do të ishte pak shokuese për një pjesë të njerëzve, sepse nuk kisha folur kurrë në publik. Ishte një moment ku doja t’u rrisja vetëbesimin gjithë vajzave që heshtin dhe kanë frikë t’u thonë prindërve; t’u jepja njerëzve një farë shprese. Ishte historia dhe e vërteta ime.”

A u frikësua Rita që historia e saj do të bëhej publike?

“Nuk isha e frikësuar. Vendosa të prisja për arsyen e vetme që të gjitha herët nuk ngjanin si momenti i duhur. Jam e rritur dhe ishte një ndër ato gjërat që duhet ta bëja për të ecur përpara.”

Cila është gjëja që ëndërron dhe shpreson të ndodhë së shpejti me gratë?

“Shpresoj që të gjitha gratë të ndjekin pasionet e tyre dhe të bëhen çfarë të duan vetë. Dua që të mbështesim dhe respektojmë njëra-tjetrën.”

Sa ka ndikuar të origjina në formimin që ajo ka sot?

“Nuk ka fjalë për të shprehur sa krenare jam për rrënjët e mia. Performova në fillim të këtij viti në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time.”

A flet shpesh shqip me familjen?

“Po, është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne.”