MUN TA PËRGATISNI NË SHTËPI/ Kjo maskë është shpëtim kur zgjoheni me lëkurë të acaruar – AlpeGossip
MUN TA PËRGATISNI NË SHTËPI/ Kjo maskë është shpëtim kur zgjoheni me lëkurë të acaruar

MUN TA PËRGATISNI NË SHTËPI/ Kjo maskë është shpëtim kur zgjoheni me lëkurë të acaruar

U zgjuat një mëngjes dhe vutë re që lëkura juaj s’është zgjuar dhe aq mirë. Pore të hapura, puçrra që as nuk e dini kur dolën dhe fytyrë më e skuqur se zakonisht. Mos u panikosni, por bëhuni praktikë.

Përgatisni një maskë fytyre të bërë vetë për të ushqyer fytyrën! Përdorni qumësht, sheqer dhe mjalt, cilësitë e të cilëve shërbejnë si shërues plagësh dhe antibakterialë.

Përbërsit:

2 luge mjalt

1 luge qumësht

1 luge sheqer

Duke u kujdesur që përzierja të mos jetë shumë e lëngshme, lyeni me të lëkurën e fytyrës dhe e lini të veprojë për disa minuta. Maska mbahet për 10 minuta në lëkurë dhe këshillohet të bëhet njëherë në javë!

E ndërsa për një fytyrë më të zbardhur përgatisni maskën me vezë e cila shërben për të larguar njollat kafe të diellit dhe ndikon në pigmentimin e lëkurës.

Përbërësit:

1 e bardhë veze

4 lugë mjalt

1 luge kafe sode buke.

I përzieni dhe i aplikoni në fytyrë për 20 minuta dhe më pas shplajeni me ujë të vakët. Kjo maskë jo vetëm që e ushqen lëkurën tuaj, por i jep shkëlqim por dhe e zbardh atë!

Burimi: Pop Sugar