ALKETA VEJSIU DHE SHQIPËRIA MARRIN KOMPLIMENTA/ Moderatora e njohur shpreh fjalët e ngrohta në emisionin Italian (VIDEO) – AlpeGossip
ALKETA VEJSIU DHE SHQIPËRIA MARRIN KOMPLIMENTA/ Moderatora e njohur shpreh fjalët e ngrohta në emisionin Italian (VIDEO)

ALKETA VEJSIU DHE SHQIPËRIA MARRIN KOMPLIMENTA/ Moderatora e njohur shpreh fjalët e ngrohta në emisionin Italian (VIDEO)

Për Alketa Vejsiun, kjo ditë ka qënë shumë e ëmbël, pasi nuk është pak që në televizionin italian “Canale 5” të përgëzohesh për talentin në prezantim. Ka qënë moderatorja e “Dance With Me”, e cila përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, zbulon rrëfimin e prezantueses legjendare italiane Paola Perego, për Tiranën dhe Alketën.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studiot televizive në Tiranë dhe janë shumë të bukura. Kam takuar Alketën, e cila është një prezantuese shumë e famshme, e cila bën programet e Bonolis në Tiranë si “Piter Pan” dhe është shumë e talentuar. Tani e kam edhe mike. Unë ndoqa nga afër edhe regjistrimin e emisioneve dhe janë me të vërtetë shumë avantgarde.” – është shprehur moderatorja Paola Perego në emisionin “Maurizio Constanzo Show”.

Sakaq, Alketa nuk ka lënë pa falenderuar moderatoren italiane, duke theksuar se ajo ka qënë gjithmonë një frymëzim i madh për të. Në Instagram, ajo i kërkon të gjithë ndjekësve të duartrokasin për Paola-n, e cila ka vlerësuar me nota shumë pozitive edhe Shqipërinë.

“Unë kam mbetur pa fjalë, Paola Perego. Je prezantuesja që Shqipëria ka duartrokitur gjithmonë dhe një grua e jashtëzakonshme që vlerësoj shumë. Suksesi është gjithmonë rezultat i një pune të palodhur dhe ti je një shembull i mirë. Faleminderit për vlerësimin, je një model për t’u ndjekur. Shpresoj që një ditë në ‘Maurizio Constanzo Show’ të mund të them të njëjtat gjëra për ty dhe vendin tënd të bukur, që gjithë bota adhuron” – i shkruan Alketa Vejsiu.

Ndërsa, qendra e Tiranës ka qënë një surprizë e vërtetë për moderatoren italiane, pasi nuk e priste të ishte aq e bukur.

“Nga ana tjetër, qendra e Tiranës ishte shumë e bukur. Për mua, ishte një surprizë shumë e madhe. Nuk e prisja aspak.” – tha moderatorja italiane.