Mbrëmjen e djeshme, në TV Klan, startoi emisioni i shumëpritur ”Klanifornia”. Me prezantuese Marinën dhe me aktorë humori shumë të njohur për shqiptarët, mund t’ju themi që spektakli i humorit nuk ishte ashtu siç e kishim pritur. Të paktën komentet e njerëzve këtë treguan.
Spektkali filloi dje në orën 21:00 dhe nisi me Marinën e cila sigurisht hapi mbrëmjen por pa shumë emocion. Siç e dini tashmë kasti i aktorëve që përbëhet nga Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto është një ekip që gëzon potencial por mbrëmjen e djeshme mezi ja doli të shkaktonte disa të qeshura tek publiku.
Skena e spektaklit nuk ishte asgjë e veçantë dhe që nuk ishte parë ndonjëherë. Përveç se ngjason me skenën e ”Portokallisë”, ajo kishte një ngjashmëri të madhe dhe me spektaktlin italian të humorit ”Colorado”. Gjithashtu, përveç skenës diçka tjetër e ngjashme me spektaklin italian ishte dhe logoja e emisionit.
Pra, na ngelet të themi, a ishte me të vërtet një ide e re kjo, apo diçka e marrë ”borxh” nga të huajtë? /AlpeGossip.al