SARA NIS RRUGËTIMIN NË “DWTS”/ Nëna e Ledrit ka diçka për t’i thënë publikisht: Ji e lirë si zog… (FOTO) – AlpeGossip
SARA NIS RRUGËTIMIN NË “DWTS”/ Nëna e Ledrit ka diçka për t’i thënë publikisht: Ji e lirë si zog… (FOTO)

SARA NIS RRUGËTIMIN NË “DWTS”/ Nëna e Ledrit ka diçka për t’i thënë publikisht: Ji e lirë si zog… (FOTO)

Mamaja e Ledri Vulës, Xheraldina, na tregon vazhdimisht në rrjete sociale ç’marrëdhënie të mirë ka me nusen e djalit të saj, Sarën.

Xheraldina Vula ka treguar gjithmonë se çfarë marrëdhënie të mirë ka me partneren e djalit të saj, Ledrit. Ajo nuk ngurruar në asnjë moment që në rrjetet e saj sociale të postojë fotografi të Sara Hoxhës, ku i bën dedikime të ëmbla.

Madje ajo ka treguar se nuk e konsideron si “nuse” pas e sheh si vajzën e saj. E së fundmi, Xheraldina ka treguar se e mbështet Sarën në rrugëtimin e saj të ri që ka marrë, pasi është pjesë e “Dancing With The Stars”.

Sara nis rrugëtimin në DWS, nëna e Ledrit ka diçka

Nëna e këngëtarit të dashur për publikun ka postuar në “Instagram” një fotografi të Sarës, ku bashkëngjitur me të i ka dhënë edhe kurajo që të shkëlqejë.

“Sonte dhe netët në vazhdim, ji e guximshme, e bukur, e lirë si zog. Thjesht fluturo, thjesht bëhu vetvetja zemra e Ninit”, shkruan Xheraldina në postimin që është pëlqyer shumë nga ndjekësit.

“Niniiii”- ia ka kthyer Sara, siç i thërret ajo mamasë së Ledrit. Gjithashtu, komentin e shoqëroi me disa emoji zemrash të bardha.

Sara nis rrugëtimin në DWS, nëna e Ledrit ka diçka