“NË KARRIERË KAM BËRË GABIME”/ Olta Boka e pranon publikisht (FOTO) – AlpeGossip
“NË KARRIERË KAM BËRË GABIME”/ Olta Boka e pranon publikisht (FOTO)

“NË KARRIERË KAM BËRË GABIME”/ Olta Boka e pranon publikisht (FOTO)

Ola Boka është një nga zërat më të pëlqyer të muzikës live dhe ndër të paktat këngëtare të reja që njerëzit kanë dëshirën dhe këaqësinë për ta patur në gëzimet e tyre.

Ajo ka rreth 11 vite që njihet si këngëtare dhe le të themi se ka patur një fillim mjaft të mirë të karrierës; duke përfaqësuar Eurovizionin. Por pavarësisht të gjithave Olta mendon se ajo ka bërë shumë gabime gjatë karrierës së saj.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”, Olta ka rrëfyer se në fakt ajo sot mund të ishte akoma më shum e suksesshme nëse do të kishte një menaxhim shumë të mirë.

” Gjatë karrierës sime mendoj se kam bërë gabime. Gabimi kryesor është mungesa, që nuk kam qenë më aktive. S’jam oportuniste, nuk di të shfytëzoj momentin dhe këtë e shoh tek vetja ime si një problem shumë të madh. Njeriu gjatë jetës së tij mëson. Ndoshta sepse jam nga ato artiste që mund të kishin suksesin me një kompani nga mbrapa, ndoshta unë nuk kam qenë e aftë për t’i bërë të gjitha gjërat vetë. Ndoshta nuk e kam dashur dhe këtë bujën e madhe pasi kam punuar gjithashtu edhe për pjesën e arsimimit, familja… Gjithsesi jam e kënaqur.”,- ka rrëfyer Olta në “Thumb”.

Nëse Olta do të kishte një menaxhim të mirë nuk do ishte çudi nëse sot e shihnim të famshme përtej kufijve shqiptarë.