“ËSHTË MË KEQ NGA Ç’MENDOJMË…”/ Ish-banorja e BB humb personin e shtrenjtë për shkak të COVID-19 (FOTOT) – AlpeGossip
“ËSHTË MË KEQ NGA Ç’MENDOJMË…”/ Ish-banorja e BB humb personin e shtrenjtë për shkak të COVID-19 (FOTOT)

“ËSHTË MË KEQ NGA Ç’MENDOJMË…”/ Ish-banorja e BB humb personin e shtrenjtë për shkak të COVID-19 (FOTOT)

Ish-banorja e njohur e “Big Brother Albania”, Gerta Shino, ka ndarë sot një lajm të hidhur për ndjekësit e saj në rrjete sociale.

E pikëlluar, ajo ka njoftuar se gjyshja që e ka rritur ka ndërruar jetë, ndërsa në stuatusin pasues lë të kuptohet se Covid-19 ishte arsyeja e vdekjes së saj.

Gerta i bën thirrje ndjekësve të saj të mos e marrin me shaka këtë virus, i cili po merr jetë të shumta njerëzish dhe është më keq nga ç’mendojmë.

Ish-banorja ka këshilluar mes dhimbjes që të mbahet distanca nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë sëmundje të tjera, pasi po bëhet fjalë për jetët tona dhe të personave më të shtrenjtë.

“Sot është një ditë shumë e trishtuar për familjen time. Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna, ishalla një ditë shihemi prap.”- shkruan Gerta.

“Njerëz kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Covid është shumë më keq nga çfarë mendojmë! Bëni kujdes, nuk është shaka! Po bëhet fjalë për jetët tona dhe të njerëzve që duam më shumë!”- ka përfunduar ajo.

Ngushëllime të sinqerta për Gertën dhe familjarët e saj!