“I ÇOVA NJË PJATË ME FASULE”/ Big Basta zbulon si ia mori zemrën Vesa Lumës – AlpeGossip
“I ÇOVA NJË PJATË ME FASULE”/ Big Basta zbulon si ia mori zemrën Vesa Lumës

“I ÇOVA NJË PJATË ME FASULE”/ Big Basta zbulon si ia mori zemrën Vesa Lumës

Big Basta ishte sonte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ku vogëlushët i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet, sigurisht dhe nga jeta private. Një prej tyre e pyeti për njohjen me bashkëshorten e tij, këngëtarja Vesa Luma.

'I çova një pjatë me fasule', Big Basta zbulon si ia

Big Basta tha se janë njohur në “Dancing With the Stars” dhe nga aty ka nisur afrimiteti mes tyre. Këngëtari shtoi se në ditët e para i ka çuar Vesës një pjatë me fasule.

'I çova një pjatë me fasule', Big Basta zbulon si ia

“Vesën e dua shumë sepse ne kemi shumë vite bashkë por takimin tonë të parë bashkë e kemi pasur në Dancing With the Stars. Ngaqë Vesa nuk më kërkonte tekste për artistët e tjerët i shkova i thashë po ti pse s’më ke kërkuar ndonjëherë. Pastaj aty filloi afrimitetit mes nesh.

Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thashë mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule.

Të nesërmen i çova Vesës fasule edhe ma ktheu pjatën me fasule dhe plot me dashuri”, tregoi ai.

'I çova një pjatë me fasule', Big Basta zbulon si ia