MUAJI I NDRYSHIMEVE NË EKRAN/ Moderatorja shqiptare largohet nga Vizion plus, zbulohet emisioni i ri që do drejtojë (FOTO) – AlpeGossip
MUAJI I NDRYSHIMEVE NË EKRAN/ Moderatorja shqiptare largohet nga Vizion plus, zbulohet emisioni i ri që do drejtojë (FOTO)

MUAJI I NDRYSHIMEVE NË EKRAN/ Moderatorja shqiptare largohet nga Vizion plus, zbulohet emisioni i ri që do drejtojë (FOTO)

Shtatori njihet si nisja e sezonit të ri televiziv, por edhe muaji i ndryshimeve në ekran. Moderatorja shumë e dashur për publikun Anila Çela, do të jetë surpriza e këtij sezoni televiziv.

“Panorama plus” bën të ditur se bjondja me pamjen e ëmbël dhe elokuencën e saj do të shfaqet këtë sezon të ri në televizionin e “News 24”, me programin më të ri të përditshëm, që pritet të gozhdojë publikun para ekranit.

Nga “Vizion plus”, tani e tutje Anilën do e shohim në “News 24” në një program të veçantë dhe mënyrë unike të të moderuarit.

Kujtojmë që Anila Çela e la udhëtimin e saj disavjeçar me “Vizionin e pasdites” për t’ia nisur me “Nga e para”. Ndërsa në “News 24” i rikthehet sërish përditshmërisë në ekran.