Ronela Hajati pak ditë më parë kishte ditëlindjen dhe mbushi 31-vjeç, por nuk e pamë që ajo të postojë foto nga ditëlindja e saj atë ditë.
Këngëtarja zgjodhi të urojë vetë veten e saj duke postuar një foto nga fëmijëria duke shkruar, ““Gezuar ditelindjen Ronel ! Ti qe ke qene gjithmone e qeshur , qejflie ( shishja me foton e dyte eshte bosh normalisht ) , nje hap para ( me demostrim serish ne foto ) , qe e do jeten pafund , qe do njerzit me gjith shpirt , muziken , dashurine , pozitivitetin ! Kam punu per ket dite prandaj po uroj veten ! Te dua shume Ron”.”
Ajo ka zgjedhur ta festojë mbrëmë duke organizuar një festë me miqtë e saj.
Diçka që ra në sy ishin veshjet e bardha që kishin veshur të ftuarit, njësoj si tek ditëlindja madhështore e Arilenës. Nuk po themi se Ronela e ka imituar, pasi vitet e fundit kodi i veshjes se te ftuarve “white” është kthyer ne trend veçanërisht kur festimet janë gjate sezonit veror.
E megjithatë, Ronela ishte bërë vërtetë një yll! AlpeGossip.