U MBAJT 10 VITE ROB NË BODRUM/ Gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar (FOTO) - AlpeGossip
U  MBAJT 10 VITE ROB NË BODRUM/ Gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar (FOTO)

U MBAJT 10 VITE ROB NË BODRUM/ Gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar (FOTO)

Një grua, e cila u mbajt rob në një bodrum, ka rrëfyer për përvojën e saj të tmerrshme.

Tamara Breeden ishte një nga njerëzit me aftësi të kufizura, që u mbajt e burgosur në kushte të çnjerzore në atë që u bë e njohur si “Shtëpia e Horroreve e Filadelfisë”.

Linda Ann Weston, organizatorja dhe kryetarja, që mbante mbyllur Tamarën dhe 3 të tjerë u dënua me burg burgim të përjetshëm, plus 80 vjet në 2015.

36-vjeçarja u gjet në një bodrum në zonën Tacony të qytetit në vitin 2011.

Prokurori Richard Barrett kujtoi se bodrumi ‘ishte gjëja më e keqe që do të shihni ndonjëherë’, të tilla ishin kushtet e tmerrshme brenda.

Weston dhe tre bashkëpunëtorë u akuzuan për vjedhjen e identiteteve të njerëzve me aftësi të kufizuara mendore dhe përdorimin e përfitimeve të tyre të sigurimeve shoqërore.

Në atë kohë hetuesit thanë se besonin se kishte më shumë viktima, por nuk kishte asnjë shënim se ata mbaheshin atje.

Në vitin 2001, Linda Weston rrëmbu Tamara Breeden, në atë moshë 20 vjeçe, duke i thënë së po e çonte tek kujdestarja e saj.

Në vend të kësaj, Weston e dërgoi Breeden në një bodrum dhe e lidhi me zinxhirë në një kazan.

“Ajo më goditi me një shkop metalik. M’u desh ta mbroja fytyrën, që të mos më gjuante,”-tha Tamara për NBC10. “I shoh plagët e mia çdo herë. Por i them Zotit se jam ende e bukur dhe gjallë.”

Ndërsa rrëfen tmerrin e përjetuar: “Unë vazhdoja ti lutesha Zotit që të mund të kthehesha në shtëpi tek familja ime. Mendova se do të vdisja atje.”

Breeden, e cila ka aftësitë mendore të një 10 vjeçareje, iu bashkua të rriturve të tjerë me probleme mendore dhe aftësi të kufizura që u vodhën nga Weston.

Tani ajo është e fokusuar tek arti i saj dhe tre fëmijët, 2 prej të cilëve lindën kur ishte në robëri.

Vajza e vogël, Ava Olivia jeton me Breeden dhe prindërit e saj.

“Ajo është gjithçka për mua,”-shprehet 36-vjeçarja.

Në gjyqin ndaj Weston, Tamara dëshmon se u detyra që të lindte fëmijë me një tjetër të robëruar. Gjithashtu ishte detyruar të pinte urinën e saj.

Breeden dëshmoi se ishte rrahur rregullisht me shkopinj e zinxhirë, u qëllua me armë dhe u mbajt në një rimorkio ku Weston i dërgonte burra që të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Gruaja i tha gjykatës se po përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie me dy fëmijët e tjerë të saj, të cilët në vitin 2011 zbuluan se ajo ishte nëna e tyre biologjike.